Vilë 3+1 në shitje në Mjull Bathore, Tiranë – 812m², 700,000€
Vilë - Për Shitje - Mjull Bathore, Tiranë
3
€700,000.00
Mjull Bathore, Rezidenca Primavera, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
812
Pershkrimi i pronës
Rezidenca Primavera ndodhet në zonën e Mjull-Bathores, një nga zonat më të qeta dhe të zhvilluara të kryeqytetit. Kompleksi përbëhet nga vila moderne të ndërtuara me standarde të larta cilësie, të projektuara për të ofruar privatësi, komoditet dhe një stil jetese bashkëkohor. Arkitektura elegante e vilave ndërthuret në mënyrë harmonike me peizazhin natyror përreth, duke krijuar një mjedis estetik dhe funksional. Ndërtimi është i realizuar me materiale cilësore dhe teknologji bashkëkohore, që garantojnë efikasitet energjetik dhe jetëgjatësi. Në këtë kompleks disponojmë vilë 3-katëshe + 1 kat nëntokë për shitje. Informacione mbi vilën: sipërfaqja e katit përdhe 97.44 m2, sipërfaqja e katit të parë 88.33 m2, sipërfaqja e katit të dytë 83.53 m2, sipërfaqja e bodrumit 98.54 m2, sipërfaqja totale e kateve 367.84 m2, sipërfaqja e oborrit 151.7 m2, pishinë dhe ambiente ndihmëse 76.39 m2, sipërfaqja të përbashkëta (rrugë dhe trotuar) 108.41 m2. Shitet bosh. E përfunduar. Rezidenca Primavera është menduar si një oaz qetësie për familjet dhe individët që dëshirojnë të jetojnë larg zhurmës urbane, por gjithashtu pranë çdo shërbimi të nevojshëm. Ofrohen hapësira jeshile të mirë-sistemuara për relaks dhe rekreacion, ajër i pastër dhe qetësi absolute, mundësi parkimi dhe siguri 24/7, si dhe pozicion strategjik vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 13/05/2026Vizita të pronës: 340Çmimi për m2: €862.07
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni