Shesim Vile Luksoze Me Pishine, Rezidenca Porta e Gjelber
16
€820,000.00
Rezidenca Porta e Gjelber, Tiranë
2 Dhoma
3 Banjo
380
Pershkrimi i pronës
Zbuloni një vilë të veçantë, të menduar deri në detajin më të vogël për ata që kërkojnë komfort modern, privatësi maksimale dhe një standard jete premium. Me 255 m² hapësirë të brendshme dhe 380 m² parcelë, kjo pronë ofron dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit si dhe hapësira të kuruara me elegancë. Organizimi perfekt për një stil jete bashkëkohor. Kati 1 hapësirë e gjerë ndenjeje e integruar me kuzhinën moderne, e cila ofron dalje direkte në ballkon dhe tek pishina – ideal për evente familjare, relaks dhe mikpritje. Kati 2 2 dhoma gjumi të mirëorganizuara dhe një tualet i kuruar në detaje. Dhomën matrimoniale e karakterizon jacuzzi privat, për një eksperiencë hotelerie brenda shtëpisë suaj. Kati -1 gardërobë e dedikuar, sauna, palestër, dush dhe lavanderi. Një hapësirë e krijuar për relaks, kujdes personal dhe komoditet absolut. Kompleks vilash i survejuar 24/7, izolim termik kapot, vetrata termike & akustike tripleks, sistem chiller Daikin + ngrohje në dysheme, pishinë me sistem ngrohje, hidrosanitare premium nga Brunes, tende elektronike në zonën e pishinës, kuzhinë e kompletuar me materiale të klasit të lartë, post parkimi i dedikuar, portë elektronike me pult. Një pronë që ofron luks, privatësi dhe çdo komoditet që frymëzon një jetë të qetë dhe elegante. Për të rezervuar një vizitë ose për më shumë informacion, ju ftojmë të na kontaktoni.
Veçori te pronës
Ngrohje qendrore
Hapsire parkimi
Ballkon
Lulishte
Internet
Alarm
Lavatrice
Statistika
Data e publikimit: 20/12/2025Vizita të pronës: 341Çmimi për m2: €2,157.89
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni