Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+4
Rezidenca Picadilly, Shesim Dupleks 3+1+ 2 Poste Parkimi
Pranë TEG, Rezidenca Picadilly, Tiranë
Ofrohet për shitje një duplex modern në Rezidencën “Picadilly”, i organizuar në mënyrë funksionale në tre nivele, duke ofruar komoditet dhe privatësi maksimale. Kati 0 përbëhet nga një ambient i bollshëm ndenjeje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, tualet dhe dalje direkte në një oborr privat prej 95 m², ideal për relaks apo organizime familjare. Kati i parë është i organizuar në dy dhoma gjumi, secila e pajisur me tualetin e saj, duke garantuar komoditet dhe pavarësi për çdo anëtar të familjes. Në katin -1, prona disponon 2 poste parkimi të dedikuara me çmim extra, të lidhura drejtpërdrejt me apartamentin përmes ashensorit, duke ofruar akses të lehtë dhe siguri maksimale. Ky duplex është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një stil jetese modern, hapësira të bollshme dhe standard të lartë ndërtimi në një rezidencë të mirëadministruar.
Data e publikimit: 15/04/2026Vizita të pronës: 401Çmimi për m2: €2,694
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni