Vilë 3+1 në shitje në Kodra e Diellit, Tiranë – 204m², 330,000€
Tripleks - Për Shitje - Kodra e Diellit, Tiranë
3
€330,000.00
Kodra e Diellit, Rezidenca Kodra e Diellit, Tiranë
3 Dhoma
4 Banjo
204
Pershkrimi i pronës
Shitet, Triplex, Kodra e Diellit, Tiranë. SIPERFAQE FIZIKE: 141.6m² SIPERFAQE PERBASHKET: 2.83m² SIPERFAQE VERANDE: 2.2.6m² SIPERFAQE TARRACE: 37.2m² SIPERFAQE TOTALE: 204.23m² Në faze ndertimi. Rezidenca Kodra e Diellit është një nga komplekset rezidenciale më të veçanta në Tiranë, ku familjet shijojnë një stil jetese të qetë, të sigurt dhe në harmoni me natyrën. E vendosur në jug të qytetit, rezidenca ofron ajër të pastër, gjelbërim gjatë gjithë vitit, pamje panoramike dhe privatësi, duke qenë njëkohësisht shumë pranë zonave kryesore dhe pikave të rëndësishme të kryeqytetit. Ky kompleks dallohet për arkitekturën dhe konceptin unik, ku arti dhe estetika janë pjesë e përditshmërisë. Hapësirat e përbashkëta janë të pasuruara me vepra arti të krijuara nga artistë shqiptarë, përfshirë piktura, skulptura, mozaikë dhe instalacione dekorative, të cilat krijojnë një ambient frymëzues dhe të veçantë për banorët. Kodra e Diellit njihet gjithashtu për standardet e larta të ndërtimit. Gjatë gjithë procesit të projektimit dhe zhvillimit janë respektuar standardet evropiane të industrisë së ndërtimit, duke përdorur teknologji moderne dhe materiale të certifikuara sipas Eurokodeve të Bashkimit Evropian. Rezidenca ofron një gamë të gjerë njësish banimi, duke përfshirë apartamente me hyrje individuale, apartamente panoramike, si dhe vileta dhe vila.
Statistika
Data e publikimit: 14/07/2026Vizita të pronës: 310Çmimi për m2: €1,617.65
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni