Vilë 4+1 në shitje në Farkë, Tiranë – 197m², 410,000€
Vilë Në Shitje – Rezidenca Aba, Farkë
21
€410,000.00
Farkë, Rezidenca Aba, Tiranë
4 Dhoma
3 Banjo
197
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Në një nga rezidencat më të preferuara dhe të qeta pranë Tiranës, ofrohet për shitje kjo vilë 3-katëshe në Rezidencën ABA, një pronë e konceptuar për jetesë familjare me privatësi, hapësirë dhe komoditet maksimal. Sipërfaqe totale sipas planimetrisë: 196.5 m². Oborr privat: 82.9 m². 2 poste parkimi. Organizimi: Kati 1 – 65.5 m²: ambient funksional me akses direkt në oborr dhe zonën e parkimit. Kati 2 – 63.3 m²: sallon i bollshëm me ambient ndenjeje, ngrënieje dhe kuzhinë. Kati 3 – 67.7 m²: zona private e vilës, e organizuar për dhomat e gjumit. Vila disponon në total 4 dhoma, sallon të bollshëm, 3 tualete, ambiente të mirëorganizuara në tre nivele dhe 2 poste parkimi brenda pronës. Oborri prej 82.9 m² i shton pronës një vlerë të veçantë, duke krijuar mundësi për një kënd relaksi, gjelbërim apo hapësirë të dedikuar për familjen. Rezidenca ABA – Farkë ofron qetësi, privatësi dhe një standard shumë të mirë jetese, duke ruajtur njëkohësisht akses të shpejtë me Tiranën. Një vilë ideale për familjet që kërkojnë jo thjesht një shtëpi, por hapësirë, privatësi dhe cilësi jetese në një rezidencë të mirëorganizuar.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 12/08/2026Vizita të pronës: 223Çmimi për m2: €2,081.22
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni