Shesim APARTAMENT 2+1
Organizimi:
SIP E BRENDSHME: 129.63m2
SIP NDERTIMI: 141.46m2
Organizohet nga nje sallon bashke me ambjentin e gatimit, 2 dhoma gjumi, dy tualete, nje depo dhe nje ballkon. Orjentohet nga Lindje-Perendimi.
Kompleksi përmban dy parqe të rrethuara nga dy grupe njësish rezidenciale. Ky kompozim sjell një ambient unik e privat në marrëdhënie të ngushtë me natyrën. Objektet janë të përqendruara në perimetrin e jashtëm të sitit për të maksimizuar hapësirën e lirë, ku njerëzit mund të shijojnë ambientet rekreative të parkut dhe të liqenit.
Lartësitë e ulëta të ndërtesave i përshtaten kontekstit urban të zonës, duke ndjekur konturin e tokës natyrore, për të krijuar një marrëdhënie ku të gjithë elementët plotësojnë njëri-tjetrin.
Fasada e jashtme ka një personalitet të veçantë. Duke qëndruar e pastër dhe minimaliste frymëzon një model te ri banimi dhe një stil të ri jetese.
Orientimi i rezidencave drejt parkut të gjelbëruar, përpos pamjeve panoramike siguron edhe privatësine e cdo apartamenti, në një kompleks ku do të ofrohet siguri maksimale dhe asistencë recepsioni 24 ore.
400 njesi apartamentesh, me tipologji të ndryshme arkitektonike, për ti mundësuar cdo familjeje të gjejë shtëpinë e ëndrrave, larg zhurmës së qytetit dhe pranë rehatisë, komoditetit dhe faciliteteve që do e përmirësojnë standartin e jetesës për rezidentët. Kompleksi do të përmbajë universitet, hapësira sportive dhe rekreative, pedonale, parkim të dedikuar si edhe ambiente shërbimi me bare, restorante dhe supermarkete.
Çdo gjë që ju duhet për të jetuar mirë e gjeni “By Long Hill”!
SHPREHNI INTERESIN TUAJ
Statistika
Data e publikimit: 31/01/2024Vizita të pronës: 39Çmimi për m2: €1,496.30
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni