Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+4
🏡 Shitet Apartament Ekskluziv 3+1+2 Me Post Parkimi– 202.4 M² | Pranë Fnsh-së, Sharrë Tiranë! 242,300 €
Prush, Tiranë
🏡 SHITET APARTAMENT EKSKLUZIV 3+1+2 – 202.4 m² | PRANË FNSH-së, SHARRË TIRANË - ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE! Një pronë me hapësirë, komoditet dhe potencial të jashtëzakonshëm investimi! Ofrohet për shitje një apartament ekskluziv me sipërfaqe 202.4 m², i pozicionuar në katin e dytë teknik të një pallati privat 4-katësh me hyrje të dedikuar, në një zonë me akses të shpejtë dhe potencial të lartë zhvillimi, pranë FNSH-së, vetëm 80 metra nga rruga kryesore në Sharrë! Apartamenti karakterizohet nga hapësirat e bollshme, organizimi funksional dhe një planimetri që ofron komoditet maksimal për një familje që kërkon cilësi dhe hapësirë në jetesën e përditshme. ✨ Karakteristikat e pronës: Sipërfaqe totale: 202.4 m² Tipologjia: 3+1+2 Pozicionimi: Kati i dytë teknik Ndërtesë private 4-katëshe Pamje e lirë, pa ndërtime përballë Sistem ngrohjeje nën dysheme në të gjithë apartamentin (nevojitet vetëm instalimi i kaldajës) Certifikatë pronësie dhe dokumentacion i rregullt. 🏬 MUNDËSI SHTESË INVESTIMI Prona ofron mundësinë e blerjes edhe të një njësie komerciale prej 48 m², me lartësi 4 metra, e pozicionuar në katin -1. Një hapësirë ideale për zhvillimin e një aktiviteti tregtar apo si investim për dhënie me qira. Çmimi i njësisë komerciale: 70 milionë lekë (shtesë). 📍 Vendndodhje strategjike – Akses dhe perspektivë zhvillimi Vetëm 80 metra nga rruga kryesore Tiranë–Durrës. Pranë FNSH-së, Sharë; Afër shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Zonë me zhvillim urban dhe potencial të konsiderueshëm rritjeje të vlerës së pronës, veçanërisht në perspektivën e ndërtimit të Unazës së Jashtme të Kombinatit. 💰 ÇMIMI I SHITJES: 235.000.000 LEKË Një mundësi e veçantë për ata që kërkojnë një pronë me sipërfaqe të konsiderueshme, privatësi, komoditet dhe mundësi investimi në një pozicion strategjik të Tiranës. 📞 Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni! Select155030
Data e publikimit: 23/11/2026Vizita të pronës: 3Çmimi për m2: €1,200
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni