Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+12
Shitet Vile 3-KATESHE Ne Nje Nga Zonat Me Te Qeta Rezidenciale Prane Teg
Pranë Teg, Tiranë
Në një nga rezidencat e reja dhe prestigjioze të Tiranës, ofrohet për shitje një vilë 3-katëshe, e ndërtuar në vitin 2023-2024, me arkitekturë moderne, mobilim bashkëkohor dhe organizim funksional në tre nivele. E pozicionuar vetëm 3 minuta larg TEG-ut, me dalje direkte në autostradë, prona kombinon privatësinë dhe qetësinë e jetesës rezidenciale me aksesin e shpejtë drejt zonave kryesore të qytetit. Karakteristikat kryesore: sipërfaqe ndërtimi 257 m², sipërfaqe parcele 220 m², vilë individuale në 3 nivele (-1, 0, 1), 3 dhoma gjumi me mundësi për një të katërt, 4 tualete, ambient ndenjeje, kuzhinë dhe zonë ngrënieje, verandë dhe hapësirë e jashtme private, ambient multifunksional, dhomë teknike/depo, dhomë lavanderie dhe 2 vende parkimi. Vila është plotësisht e mobiluar dhe e pajisur, me certifikatë pronësie. Kati 0 përfshin ambientin e ndenjes, kuzhinën, zonën e ngrënies, verandën dhe një tualet. Kati 1 përfshin një dhomë matrimoniale me tualet privat, dy dhoma të tjera gjumi dhe një tualet të përbashkët. Kati -1 përfshin një ambient multifunksional, dhomë teknike/depo, ambient për larje dhe tharje dhe një tualet. Vila ka sistem kapot për izolim termik, sistem chiller për ngrohje dhe ftohje, panel diellor për ngrohjen e ujit dhe furnizim me ujë dhe energji elektrike 24 orë. Rezidenca ofron administrim dhe mirëmbajtje të ambienteve të përbashkëta. Vila shitet plotësisht e mobiluar, në gjendjen aktuale. Çmimi i shitjes: 550,000 €.
Data e publikimit: 26/11/2026Vizita të pronës: 9Çmimi për m2: €2,148
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni