Penthouse luksoz për shitje tek Rose Garden Residence, pranë Qendrës Tregtare TEG – Tiranë
13
€550,000.00
Rose Garden Residence, Pranë Qendrës Tregtare Teg, Tirana, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
137
Pershkrimi i pronës
Ofrohet për shitje një penthouse ekskluziv, i pozicionuar në katin e tretë të një ndërtese moderne, në një nga rezidencat më të kërkuara pranë Qendrës Tregtare TEG, Tiranë. Prona përfaqëson një kombinim perfekt mes luksit, komoditetit dhe privatësisë.
Penthouse ka një sipërfaqe neto prej 137.3 m², sipërfaqe bruto prej 158 m², dhe sipërfaqe totale 318 m², ku spikat një verandë panoramike prej 160 m², ideale për relaks, organizim eventesh familjare apo momente rekreative në ambient të hapur.
Organizimi i brendshëm përfshin:
3 dhoma gjumi
Sallon të bollshëm dhe të ndriçuar natyrsh
Playroom
2 tualete
Jacuzzi
2 ballkone
Depo funksionale
Prona ofrohet e mobiluar totalisht, me mobilim të ri, luksoz dhe të papaerdorur, e gatshme për banim të menjëhershëm. Ndërtim i vitit 2025, me standarde bashkëkohore dhe certifikatë pronësie të rregullt.
Në çmim përfshihen gjithashtu 2 garazhe, duke garantuar komoditet dhe siguri maksimale.
E përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim rezidencial me vlerë të lartë.
Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!
Veçori te pronës
Ngrohje qendrore
Internet
Statistika
Data e publikimit: 19/12/2025Vizita të pronës: 248Çmimi për m2: €4,014.60
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni