Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+13
🏭 Kompleks Industrial & Logjistik Për Shitje!
Picall, Tiranë
🏭 KOMPLEKS INDUSTRIAL & LOGJISTIK PËR SHITJE 📍 Pozicion strategjik – pranë Tiranës, Rinasit dhe Durrësit. Ofrohet për shitje një kompleks industrial dhe logjistik, i ndërtuar në vitin 2010, me infrastrukturë të kompletuar dhe akses të drejtpërdrejtë në rrugët kryesore kombëtare. Të dhënat kryesore: sipërfaqe totale trualli 7,259 m²; sipërfaqe kapanoni 4,250 m²; lartësi kapanoni 11 m në kulm dhe 9 m në pjesën tjetër; leje për kat të dytë mbi kapanonin kryesor 3,200 m²; mundësi zgjerimi të lartësisë së kapanonit deri në 20 m; 50 poste parkimi. Përfshin 3 kate zyra nga 100 m², 2 kate fjetore nga 100 m², kapacitet akomodimi deri në 50 punonjës, mensë për punonjësit 100 m², 2 zyra logjistike dhe 4 zyra personeli. Infrastruktura përfshin sistem fotovoltaik 110 kVA, lidhje me tension të lartë 20 kW, furnizim me ujë 24 orë dhe depo, depo uji, magazinë nëntokësore 200 m², sistem furnizimi nga ujësjellësi, sistem kullimi për ujërat e shiut dhe 3 porta hyrëse/dalëse nga rruga. Ndodhet 2 km nga Dogana e Tiranës, 5 km nga Aeroporti i Rinasit, 10 km nga Porti i Durrësit dhe 15 km nga Tirana. Prona ofrohet edhe me mundësi negocimi për një strukturë transaksioni me klering.
Data e publikimit: 25/09/2026Vizita të pronës: 126Çmimi për m2: €1,412
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni
