Ofrohet për shitje një vilë unike në Petrelë, e sapopërfunduar, e pozicionuar në një zonë shumë private, të qetë dhe me akses të shkëlqyer pranë rrugës kryesore.
Vila është projektuar me kujdes në çdo detaj nga një studio dizajni dhe ndërtuar me materiale bashkëkohore e cilësore, duke ofruar standard të lartë jetese, privatësi dhe komoditet maksimal.
Vila ka një sipërfaqe trualli prej 2500 m² dhe 540 m² sipërfaqe banimi. Një nga avantazhet kryesore është sistemi solar i instaluar me kapacitet të lartë, i cili mbulon në masë të konsiderueshme kostot e energjisë elektrike.
Në ambientet e jashtme spikat pishina e madhe me stil ekologjik natyral, e konceptuar me zona të ndryshme shfrytëzimi, ujëvarë dekorative dhe një bazen të veçantë me korale për peshq akuariumi. Gjithashtu, prona ofron një zonë relaksi pranë pemëve, me pamje të mrekullueshme nga lumi.
Organizimi i vilës:
Kati -1
- Sallë lojërash
- Palestër
- Tualet
- Lavanderi
- Magazinë ushqimesh me izolim ekstra
Kati 0 dhe Kati 1
- 2 sallone të mëdha me stile të ndryshme arredimi
- Pishinë e brendshme dimërore
- 3 tualete
- 4 dhoma gjumi
- Kuzhinë e madhe me dalje në verandë
Kjo vilë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një pronë ekskluzive, me hapësira të bollshme, qetësi, natyrë dhe standard të lartë ndërtimi, shumë pranë Tiranës.
Për informacione të mëtejshme ose për një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 18/03/2026Vizita të pronës: 38Çmimi për m2: €4,074.07
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni