Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Paskuqan, Tiranë
🏡 SHITET APARTAMENT 2+1 NË PASKUQAN – RRUGA “LIDHJA E PRIZRENIT” 📍 Ofrohet për shitje një apartament 2+1 në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë në Paskuqan. Pozicionimi i favorshëm mundëson akses të lehtë drejt Tiranës dhe të gjitha faciliteteve kryesore, duke e bërë një zgjedhje ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim afatgjatë. 📐 Sipërfaqe bruto: 93.3 m² 📐 Sipërfaqe neto: 78.76 m² 🏢 Kati 2 🔹 Organizimi: ✅ Sallon ndenjeje me ambient gatimi dhe ngrënie në koncept të hapur ✅ 2 dhoma gjumi me ndriçim natyral ✅ 2 tualete ✅ Korridor shpërndarës ✅ Ballkon ☀️ Apartamenti karakterizohet nga planimetri funksionale, organizim praktik i hapësirave dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke ofruar komoditet maksimal për familjen tuaj. 🏗️ Objekti ndodhet aktualisht në fazë karabinaje dhe pritet të përfundojë brenda 2 viteve, duke ofruar mundësi shumë të mirë investimi me potencial rritjeje të vlerës së pronës. 💰 ÇMIMI: • 1100 €/m² me pagesë totale → 102,630 € • 1200 €/m² me pagesë me këste → 111,960 € 📞 Na kontaktoni për më shumë informacion, planimetri ose vizitë në pronë.
Data e publikimit: 16/06/2026Vizita të pronës: 191Çmimi për m2: €1,089
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni