Apartamenti ndodhet ne kompleksin me te ri rezidencial "Park Houses".
Ky kompleks eshte i vendosur ne zonen e kodrinore te Mjull-Bathore, fare prane TEG, dhe zones se Farkes.
Kompleksi eshte konceptuar ne menyre qe te ofroje jetese urbane te rrethuar nga gjelberimi i nje parku.
I perbere nga disa godina dy dhe tre kateshe, te cilat jane te orientuara rreth nje parku qendror, rezidenca ofron mundesine e nje jetese ne sintoni te plote me natyren.
Brenda rezidences jane parashikuar ambiente rekreacioni te perbashketa, ambiente sherbimesh dhe argetimi.
I projektuar nga studio nderkombetare tejet prestigjioze, "Park Houses" ka premisat te jete nje ambient ideal per te banuar, si dhe nje investim i sigurte nga ana juaj.
Apartamenti eshte i organizuar ne tipologjine 3+1, me tre tualete, garderobe dhe 167 m2 oborr.
Ambientet e dites jane orientuar nga lindja me pamje nga parku qendror i rezidences, ndersa ambientet e nates jane orientuar ne veri-lindje me pamje nga perimetri i rezidences. Oborri eshte shperndare ne menyre proporcionale perballe ambienteve te dites si dhe atyre te nates.
Per me shume informacion jeni te lutur te na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 08/10/2024Vizita të pronës: 29
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni