Mjull Bathore - photos
Mjull Bathore - photos
Mjull Bathore - photos
Mjull Bathore - photos
€1,500,000

Vilë 5+1 në shitje në Mjull Bathore, Tiranë – 553m², 1,500,000€

Vilë - Për Shitje - Mjull Bathore, Tiranë

Mjull Bathore, Tiranë

5 Dhoma
7 Banjo
553

Pershkrimi i pronës

Vile Elitare ne shitje prane TEG! - Ofrohet per shitje kjo vile e jashtëzakonshme, private, me pishine, në një prej rezidencave më bashkëkohore në kryeqytet, pozicionuar midis kodrave të qeta në Mjull Bathore. - Kjo rezidence është një simbol i përsosmërisë arkitekturore dhe qëndrueshmërisë. Me dizajn mesdhetar, materialet më të mira eco-friendly dhe peizazhe të begata, rezidenca ofron një mjedis ideal për familjet që kërkojnë privatësi dhe ndjenjën e komunitetit. Shërbimet përfshijnë parking nëntokësor, hapësira rekreative, parqe të gjelbra, korsitë për biçikleta dhe shërbim mirëmbajtjeje 24/7. - Vila ka një pozicion ideal në brendësi të rezidencës, me pamje të lire, privatesi dhe një sipërfaqe neto ndërtimi prej 553 m², të organizuar në 3 kate banimi. * Kati nëntokë: ambient shërbimesh/pushimi, kinema, sallë lojrash, palestër, tualet, lavanderi, sauna, dhomë teknike, etj. * Kati i dyshemesë: sallon i bollshëm, kuzhinë dhe ambient ngrënieje të vecuar, një dhomë gjumi, depo, 2 tualete dhe korridore. * Kati i parë: 4 dhoma gjumi (2 me garderobë dhe tualet), 3 tualete në total, korridor shperndarës dhe verandë e aksesueshme. - Sipërfaqja e truallit është 575 m², me kopësht prapa, oborr përpara ku do të jetë pishina, dhe 2-3 poste parkimi në hyrje. - Karakteristikat dhe materialet përfshijnë sistem termoizolimi me fasadë të ventiluar, sistem kondicionimi qendror (multi-split), dysheme me pllaka/parket import nga Spanja, vetrata alumin termik tripleks, furnizim me ujë 24h për banorët e rezidencës. Mundësi financimi nga banka deri në 70% të vlerës. Për më shumë informacion kontaktoni.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • gardenLulishte
  • central_heatingNgrohje qendrore
  • alarmAlarm

Statistika

Data e publikimit: 04/06/2026Vizita të pronës: 215Çmimi për m2: €2,712


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme