REMAX
Mjull Bathore - photos
€1,500,000

Vilë 5+1 në shitje në Mjull Bathore, Tiranë – 553m², 1,500,000€

Vilë - Për Shitje - Mjull Bathore, Tiranë

Mjull Bathore, Tiranë

5 Dhoma
7 Banjo
553

Pershkrimi i pronës

Vile Elitare ne shitje pjese e nje rezidence te re ne Mjull-Bathore! - Ofrohet per shitje kjo vile e jashtëzakonshme, private, me pishine, në nje prej rezidencave me bashkohore ne kryeqytet, pozicionuar midis kodrave te qeta ne Mjull Bathore. - Kjo rezidence është një simbol i përsosmërisë arkitekturore dhe qëndrueshmërisë. Me dizajn mesdhetar, materialet më të mira eco-friendly dhe peizazhe të begata, rezidenca ofron një mjedis ideal për familjet që kërkojnë privatësi dhe ndjenjën e komunitetit. Shërbimet përfshijnë parking nëntokësor, hapësira rekreative, parqe të gjelbra, korsitë për biçikleta dhe shërbim mirëmbajtjeje 24/7. - Vila ka nje pozicion ideal ne brendesi te rezidences, me pamje te lire, privatesi dhe nje siperfaqe neto ndertimi prej 553m2, te organizuar ne 3 kate banimi, *Kati nentoke, i pershtatur ne nje ambient sherbimesh/pushimi, ku e gjithe hapsira eshte shfrytezuar ne detaje, kinema, salle lojrash, palester, tualet, lavanderi, sauna, dhome teknike, etj. *Kati perdhe, i organizuar ne nje sallon ndenje te bollshem, kuzhina dhe ambienti i ngrenies totalisht i vecuar, nje dhome gjumi, depo, 2 tualete dhe korridoret qe bejne shperndarjen e ambienteve. *Kati i pare, i ndare ne 4 dhoma gjumi, 2 prej te cilave me garderobe dhe tualet, 3 tualete ne total, korridori shperndares si dhe nje verande e cila aksesohet nga pjesa me e madhe e ambienteve. - Siperfaqja e truallit eshte 575m2, duke ofruar nje kopesht ne pjesen e prapme te viles, i askesueshem nga te gjithe ambientet, oborrin perpara ne te cilen do te jete pishina, si dhe 2-3 poste parkimi ne hyrjen kryesore te viles. - Rezidenca perpos arkitektures se vecante, shtrirjes ne siperfaqe cka ofron privatesi dhe komoditet maksimal gjithashtu vecohet per cilesine e larte te punimeve, ku vlejne te vecohen; - Sistemi i termoizolimit me fasade te ventiluar, cilesia me e larte, - Sistemi i kondicionimit qendror, multislplit, - Shtrim me pllake/parket te prodhuar dhe importuar nga Spanja, - Vetrata alumin termik, tripleks, etj. - Rezidenca ofron gjithashtu mundesine e furnizimit me uje 24h, nepemjet depove te krijuar enkas per banoret e rezidences. Mundesi financimi nga banka deri ne 70% te vleres. Per me shume informacion kontaktoni!.


Veçori te pronës

  • central_heatingNgrohje qendrore
  • gardenLulishte
  • parkingHapsire parkimi
  • alarmAlarm
  • balconyBallkon
  • washing_machineLavatrice

Statistika

Data e publikimit: 12/02/2026Vizita të pronës: 322Çmimi për m2: €2,712


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta


Agjenti

REMAX

Dërgoja një miku


Prona të ngjashme