APARTAMENT 2+1 NË REZIDENCËN PARK HOUSES - QETËSI DHE STANDARDE PREMIUM PRANË TIRANËS
6
€395,000.00
Rezidenca Park Houses, Mjull - Bathore, Tiranë
2 Dhoma
1 Banjo
121
Pershkrimi i pronës
E pozicionuar në një zonë të qetë dhe të preferuar pranë Tiranës, kjo pronë është pjesë e rezidencës elitare Park Houses, në Mjull–Bathore, e konceptuar për të ofruar një standard të lartë jetese. Vendndodhja garanton akses të shpejtë me akset kryesore rrugore dhe institucionet përreth, duke kombinuar në mënyrë ideale qetësinë me komoditetin e jetesës urbane. Kompleksi rezidencial është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe ofron ashensorë modernë, sistem sigurie, mirëmbajtje profesionale, ambiente të përbashkëta të mirëorganizuara si edhe hapësira të gjelbra të kuruara gjatë gjithë vitit, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të këndshëm për banorët.
Detaje të pronës:
-Sipërfaqe totale 116.93 m²
-Sipërfaqe neto 98.92 m²
-Sipërfaqe e përbashkët 17.91 m²
-Kati 1
-Tipologjia 2+1
Apartamenti ofron hapësira funksionale dhe ndriçim natyral optimal falë orientimit të favorshëm dhe pamjes së hapur. Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer si për banim familjar ashtu edhe për investim apo përdorim për pushime, falë kombinimit të lokacionit strategjik me cilësinë e lartë të ndërtimit.
#albania #buyinalbania #investinalbania #realestatealbania #shitje #shtepi #blej #tirana #shqiperi #qira #apartament #shqiperia #rentinalbania #tirane #futurehome #apartment
Veçori te pronës
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 21/01/2026Vizita të pronës: 117Çmimi për m2: €3,264.46
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni