Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





Vilë - Për Shitje - Lundër, Tiranë
Farkë, Lundër, Tiranë
Vilë elitare me pishinë në shitje në një kompleks në Farkë. Në zonën e Liqenit të Farkës, një zonë me potencial të lartë zhvillimi në Tiranë ku po merr jetë një projekt i ri rezidencial, ofrohet për shitje një vilë me pishinë. Vila ka sipërfaqe individuale trualli 1,004 m², sipërfaqe banimi 315.3 m² dhe sipërfaqe bodrumi 54 m². Vila organizohet në dy kate, me shkallët hyrëse në ambientet e banimit, një ambient teknik dhe dy poste parkimi. Në katin përdhe ndodhet një ambient ndenjeje me ambient gatimi më vete, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Në katin e parë ndodhet gjithashtu një ambient ndenjeje i bollshëm dhe ambient gatimi më vete, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Vila ka pishinë, pus dhe ambiente të gjelbra.
Data e publikimit: 10/09/2026Vizita të pronës: 255Çmimi për m2: €2,698
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

