Vilë luksoze Smart Home për shitje në Luminor Residence – pranë TEG
3
Kontakto per çmimin
Teg, Luminor Residence, Tiranë
4 Dhoma
4 Banjo
350
Pershkrimi i pronës
Në një nga rezidencat më ekskluzive dhe të reja të zonës së TEG, ofrohet për shitje një vilë e bashkengjitur moderne me standarde të larta ndërtimi dhe organizim funksional në disa nivele. Zona është kthyer në një nga adresat më elitare të Tiranës, falë zhvillimit të shpejtë të rezidencave private, duke ofruar qetësi, privatësi dhe akses të shpejtë me qytetin.
Vila karakterizohet nga hapësira të bollshme, ndriçim natyral, ambiente relaksi dhe komoditet maksimal për një stil jetese premium.
Të dhëna mbi pronën:
Sipërfaqe totale banimi: 304 m² / Sipërfaqe verande: 46.48 m² / Sipërfaqe e përbashkët: 60.5 m²
Detaje:
Sistem audio i integruar, sistem chiller për ngrohje/ftohje + ngrohje dyshemeje, oxhak dhe bibloteke në ambientin e ndenjes.
Ashensor i brendshëm që lidh të gjitha katet.
2 poste parkimi të dedikuara.
Organizimi i vilës
* Kati -1
Ambient relaksi me SPA, dhomë puroje me aspirim të dedikuar, ambient teknik, depo, lavanderi dhe tualet.
* Kati 0
Ambient i bollshëm ndenjeje me dalje direkte në oborr, ambient ngrënieje, kuzhinë dhe tualet.
* Kati 1
Koridor shpërndarës, dy dhoma gjumi me garderobë incaso (njëra me dalje në ballkon), një dhomë gjumi e projektuar për kujdestare dhe një tualet i madh.
* Kati 2
Suitë matrimoniale me dalje në verandë private, garderobë walk in dhe tualet të madh të organizuar në parabanje me vaskë dhe dush, si dhe WC më vete.
Kjo pronë është zgjedhja ideale për familje që kërkojnë privatësi, hapësirë dhe standard të lartë jetese, në një nga zonat më elitare të kryeqytetit.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni.
Veçori te pronës
Ngrohje qendrore
Lulishte
Hapsire parkimi
Ballkon
Lavatrice
Lares enesh
Tharës robash
Alarm
Internet
Internet kabllor
TV kabllor
Ndrohje me gaz
Recepsion
Qasje për karrocë
Mikrovale
Prone e shërbyer
Meeting Rooms
Kitchen Area
Statistika
Data e publikimit: 06/03/2026Vizita të pronës: 100
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni