Apartament 3+1 në shitje në Liqeni i Thatë, Tiranë – 129m², 451,255€
Shitet apartament 3+1 tek liqeni i thate
4
€451,255.00
Liqeni i Thatë, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
129
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shitet apartament 3+1 në një kompleks elitar tek Liqeni i Thatë, 3 minuta në këmbë larg parkut të liqenit të Tiranës. Në një nga zonat më të kërkuara dhe të qeta të Tiranës, pranë Liqenit të Thatë, ofrohet për shitje një apartament i tipologjisë 3+1, i pozicionuar në një kompleks rezidencial elitar me standarde të larta ndërtimi dhe administrimi. Kompleksi është i përfunduar dhe i banuar. Në të ka pishinë të përbashkët dhe ambiente të tjera për aktivitete të ndryshme sportive. Apartamenti organizohet në një sallon të bollshëm me kuzhinë të integruar, tre dhoma gjumi komode, dy tualete funksionale dhe hapësira të mirëorganizuara që ofrojnë rehati maksimale për jetesë familjare. Ndriçimi natyral është i bollshëm falë orientimit të favorshëm dhe dritareve të mëdha. Kompleksi ofron siguri 24/7, ambiente të gjelbëruara, infrastrukturë moderne dhe një stil jetese të qetë larg zhurmës së qytetit, por njëkohësisht shumë pranë çdo facilitete të nevojshme. Ideale për banim familjar apo investim, kjo pronë kombinon luksin, qetësinë dhe cilësinë e jetesës.
Statistika
Data e publikimit: 06/06/2026Vizita të pronës: 138Çmimi për m2: €3,498.10
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni