REMAX ADVANTAGE
Libri Universitar - photos
Libri Universitar - photos
Libri Universitar - photos
Libri Universitar - photos

+12

Kontakto per çmimin

Apartament luksoz 3+1 në shitje në Blloku, Tiranë – 394m²

Apartament - Për Shitje - Libri Universitar, Tiranë

Blloku, Libri Universitar, Tiranë

3 Dhoma
3 Banjo
394
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Në një nga adresat më ekskluzive të kryeqytetit, ofrohet për shitje ky Penthouse unik, i pozicionuar në të gjithë katin e ndërtesës, duke garantuar privatësi, komoditet dhe standart të lartë jetese. Me nje siperfaqe totale prej 394.5m2, siperfaqe banimi 231.7m2, sip. verande prej 152m2 dhe 10.8m2 hapsire shkalle/ashensori te dedikuara per kte prone. Aksesi në apartament realizohet direkt nga ashensori përmes një sistemi individual me çip. Planimetria perfekte organizohet në një sallon të gjerë dhe elegant me oxhak, ambient ngrënieje të veçuar dhe kuzhinë të ndarë, të pajisur me elektroshtepiake të markave më prestigjioze. Një korridor i konceptuar me kujdes bën shpërndarjen në zonën e natës, e përbërë nga tre dhoma gjumi dhe nje palestër. Dy nga dhomat e gjumit disponojnë tualete private, ndërsa suita matrimoniale ofron garderobë të dedikuar dhe tualet en-suite, duke krijuar një hapësirë intime dhe funksionale. Një nga elementët më të veçantë të kësaj prone është veranda panoramike 360°, e cila rrethon të gjithë apartamentin dhe ofron ndriçim natyral, ajrim optimal dhe pamje mbreslënëse te Tiranës në çdo drejtim. Bashkë me kte Penthose ofrohet dhe një depo ne katin -1, me sipërfaqe 20m2 (mund të shërbejë si hapsirë magazinimi apo parkim për motorr, si dhe nje garazhd i mbyllur me sipërfaqe 60m2, i përshtatshëm per një makine + dhomë magazinimi. Apartamenti është investuar me kujdes në çdo detaj, me rifinitura të cilësisë më të lartë, duke theksuar: sistemim e kondicionimit multisplit, ku secili ambient përshtatet sipas nevojës, vetrata termike me xham tripleks për izolim termik dhe akustik superior, teknologji Smart Home të integruar në sistemin elektrik, mobilim i përzgjedhur për një standart premium. Një pronë prestigjioze, ku arkitektura, teknologjia dhe komoditeti bashkohen për të ofruar një eksperiencë jetese të nivelit më të lartë.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • elevator
  • alarmAlarm
  • central_heatingNgrohje qendrore
  • balconyBallkon

Statistika

Data e publikimit: 27/07/2026Vizita të pronës: 228


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta


Agjenti

REMAX ADVANTAGE

REMAX ADVANTAGE

Rruga Reshit Collaku, Tiranë


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme