Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+12
Apartament - Për Shitje - Libri Universitar, Tiranë
Blloku, Libri Universitar, Tiranë
- Në një nga adresat më ekskluzive të kryeqytetit, ofrohet për shitje ky Penthouse unik, i pozicionuar në të gjithë katin e ndërtesës, duke garantuar privatësi, komoditet dhe standart të lartë jetese. Me një sipërfaqe totale prej 394.5m2, sipërfaqe banimi 231.7m2, sip. verande prej 152m2 dhe 10.8m2 hapësirë shkallë/ashensori të dedikuara për këtë pronë. Aksesi në apartament realizohet direkt nga ashensori përmes një sistemi individual me çip. Planimetria organizohet në sallon të gjerë me oxhak, ambient ngrënieje të veçuar dhe kuzhinë të ndarë, e pajisur me elektroshtepiake prestigjioze. Zona e natës përbëhet nga tre dhoma gjumi dhe një palestër; dy dhoma gjumi kanë tualete private dhe suita matrimoniale ka garderobë dhe tualet en-suite. Veranda panoramike 360° rrethon të gjithë apartamentin. Përfshihet depo në katin -1 me sipërfaqe 20m2 dhe garazh i mbyllur 60m2 (i përshtatshëm për një makinë + dhomë magazinimi). Prona është investuar me rifinitura të larta: sistem kondicionimi multisplit, vetrata termike me xham tripleks, teknologji Smart Home të integruar dhe mobilim premium. Për më shumë informacion kontaktoni!
Data e publikimit: 05/06/2026Vizita të pronës: 229
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni