Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Shitet Shtëpi Private 3+1 me 500m² Truall – Laprakë, Pranë Spitalit Ushtarak
Laprakë, Tiranë
Ofrohet për shitje një pronë në zonën e Laprakës, pranë Spitalit Ushtarak, e përbërë nga një shtëpi private 1-katëshe me tipologji 3+1 dhe një sipërfaqe trualli prej 500 m², me dokumentacion të rregullt pronësie. Prona ofron hapësira të bollshme banimi, privatësi dhe mundësi të ndryshme shfrytëzimi, duke qenë një alternativë e përshtatshme si për banim familjar, ashtu edhe për investim. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 134 m², sipërfaqja neto e banimit 107 m² dhe sipërfaqja e verandës 27 m². Shtëpi private 1-katëshe, e mobiluar dhe në gjendje shumë të mirëmbajtur, me hapësirë për parkim dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Organizimi i brendshëm përfshin sallon ndenjeje me kuzhinë të bashkëngjitur, 3 dhoma gjumi, 1 tualet, korridor shpërndarës dhe verandë të bollshme. Trualli prej 500 m² krijon mundësi për shfrytëzime të ndryshme në të ardhmen, përfshirë zhvillimin e mëtejshëm të pronës në përputhje me kushtet urbanistike të zonës. Oborri ofron hapësirë për parkim, gjelbërim dhe ambiente çlodhjeje. Momentalisht e dhënë me qira.
Data e publikimit: 09/11/2026Vizita të pronës: 21Çmimi për m2: €2,425
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni