Apartament luksoz 3+1 në shitje në Liqeni i Tiranës – 305m², 800,000€
Super Penthouse Per Shitje Te Liqeni!
31
€800,000.00
Liqeni i Tiranës, Lake View, Tiranë
3 Dhoma
3 Banjo
305
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Penthouse ndodhet në një nga zonat më të preferuara, te Liqeni i Tiranës, pranë Lake View. Ndodhet në katin e shtatë banim, me hyrje të dedikuar direkt me ashensor. Ka një planimetri të rregullt dhe mobilim modern dhe cilësor. Është i sapo rikonstruktuar dhe i shtruar i gjithi me parket druri. Ka një hapësirë të brendshme neto prej 305.6 m² dhe është i organizuar në: një sallon, tre dhoma gjumi, katër ballkone, tre tualete, një lavanderi dhe dy garderoba. Sallon i bollshëm së bashku me kuzhinën e gatimit dhe ambientin e ngrënies, me akses në dy prej ballkoneve që shohin nga parku olimpik dhe liqeni. Dhoma e parë ka krevat dopio dhe tualet të brendshëm, dhoma e dytë ka krevat dopio, dy garderoba, tualet të brendshëm dhe një ballkon, ndërsa dhoma e tretë ka dy krevate teke dhe akses në ballkon. Ofrohet organizim, hapësira, mobilim luksoz dhe pamje fantastike. Me çmim ekstra ekziston mundësia edhe për blerjen e një posti parkimi.
Veçori te pronës
Ballkon
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 29/04/2026Vizita të pronës: 281Çmimi për m2: €2,622.95
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni