Penthouse luksoz për qira në zonën e Liqenit të Tiranës – pranë Lake View 2,500 € /Muaj
8
€2,500.00
Lake View, Tiranë
3 Dhoma
3 Banjo
330
Pershkrimi i pronës
Ofrohet për qira penthouse në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës – pranë Liqenit Artificial dhe Parkut të Madh, në afërsi të kompleksit Lake View.
Kjo zonë është e lidhur në mënyrë të shkëlqyer me Unazën e Madhe dhe ofron akses të menjëhershëm në të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetë komode: shkolla ndërkombëtare, qendra tregtare, markete, ambiente rekreative, shërbime shëndetësore dhe më shumë. Një zgjedhje ideale për familje, profesionistë apo shtetas të huaj që kërkojnë një banesë cilësore në një zonë të qetë e të gjelbëruar.
Detaje të pronës:
* Kati: 7 banim, me hyrje private direkt nga ashensori
* Sipërfaqe neto: 305.6 m²
* E mobiluar totalisht me stil bashkëkohor
Organizimi i brendshëm:
* Sallon i madh dhe i ndriçuar me ambient gatimi dhe ngrënieje, si dhe dalje në dy ballkone me pamje të mrekullueshme nga Liqeni dhe Parku Olimpik
* Koridor shpërndarës
* 3 dhoma gjumi, nga të cilat:
* Dhoma matrimoniale me tualet
* Dhoma e dytë me krevat dopio, dy garderoba, tualet privat dhe ballkon
* Dhoma e tretë me dy krevate teke dhe dalje në ballkon
* Tualet dite dhe lavanderi e dedikuar
Të tjera:
* 2 poste parkimi të përfshira në çmim
* Pamje fantastike panoramike
* Investim i menduar për komoditet maksimal dhe stil jetese moderne
Vendndodhje premium, qetësi dhe siguri maksimale, me shumë hapësira të gjelbra dhe ambiente çlodhëse në afërsi. Ky penthouse është zgjedhja ideale për ata që vlerësojnë luksin, hapësirën dhe një stil jetese të nivelit të lartë në një nga lagjet më të kërkuara të kryeqytetit.
ID e Pronës: smart117262
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutem kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 09/07/2025Vizita të pronës: 2Çmimi për m2: €7.58
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni