Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+7
Ne Komunen E Parisit Shitet Super Apartament 3+1+2+DEPO, Opsionale Garazh Me Vlere Ekstra!!!
Komuna e Parisit, Tiranë
Shitet apartament luksoz i tipologjisë 3+1+2, i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati të mirëadministruar, në një nga zonat më elitare dhe më të kërkuara për banim në Tiranë – Komuna e Parisit, shumë pranë "Log In Bar". Prona karakterizohet nga hapësira të bollshme, organizim shumë funksional dhe investim cilësor në detaje, duke ofruar një standard të lartë jetese, komoditet maksimal dhe një mundësi shumë të mirë investimi. Organizimi i apartamentit: Ambient i madh dhe i ndriçuar ndenjeje, i bashkuar me kuzhinën (open space), Oxhak funksional, Korridor shpërndarës, 3 dhoma gjumi të bollshme, 2 tualete moderne, Ballkon i mbyllur. Karakteristika shtesë: Apartament i mobiluar, Rifinitura cilësore, Ndriçim natyral, Pallat i qetë dhe i mirëadministruar. Shtesa të rëndësishme: Depo private për magazinim, Garazh 19 m² (me vlerë ekstra 30,000 €). Vendndodhje premium – Komuna e Parisit me akses të shpejtë në qendër të qytetit, afërsi me bare, restorante dhe qendra shërbimi. Pronë me dokumentacion të rregullt hipotekor.
Data e publikimit: 12/08/2026Vizita të pronës: 161Çmimi për m2: €2,160
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni