Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Shesim Apartament 2+1+2 Tek Komuna E Parisit
White Tower, Komuna e Parisit, Tiranë
Apartament 2+1+2 me post parkimi në objektin prestigjioz White Tower, në zonën e Komunës së Parisit. Apartamenti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke filluar me një korridor hyrës që bën shpërndarjen e qartë mes zonës së ditës dhe asaj të natës. Ambienti i ndenjes së bashku me kuzhinën ofron ndriçim të bollshëm natyral dhe ka dalje direkte në ballkon. Zona e natës aksesohet përmes një korridori të dedikuar dhe përfshin dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Dhoma matrimoniale është e kompletuar me garderobë dhe tualet privat, si dhe ka akses në ballkonin kryesor të apartamentit. Dhoma e dytë është e përshtatshme si dhomë fëmijësh apo për përdorime të tjera. Prona ofron gjithashtu post parkimi, duke shtuar komoditetin dhe vlerën e investimit. Per me shume inforamcione jeni te lutur te na kontaktoni.
Data e publikimit: 17/03/2026Vizita të pronës: 351
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni