Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





Apartament 2+1+2 Në Komunën E Parisit Përballë Kika 1
Komuna e Parisit, Tiranë
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 85 m² dhe organizohet në një sallon ndenjeje të rehatshëm, ku është integruar në mënyrë funksionale edhe ambienti i gatimit, dy dhoma gjumi dhe dy tualete, duke ofruar komoditet maksimal për familje. Prona është pjesërisht e sapo arreduar, me mobilim cilësor nga kompani të njohura si Delta Home, që garanton standard të lartë dhe stil modern. Kuzhina është e kuruar në detaje, me nuanca pastel elegante, që krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe harmonike në ambientin e ndenjes. Një element i veçantë është oxhaku dekorativ i vendosur poshtë televizorit, i cili i jep sallonit një stil modern dhe shumë komod. Tualetet janë të realizuara me sistem incaso dhe materiale cilësore, duke reflektuar një investim të kujdesshëm në çdo detaj të brendshëm. Apartamenti disponon certifikatë pronësie, duke e bërë një mundësi shumë të mirë si për banim, ashtu edhe për investim, falë vendndodhjes shumë të favorshme dhe kërkesës së lartë që ka zona. 📍 Lokacion ideal, pranë faciliteteve kryesore si supermarkete, shkolla, restorante dhe me akses të shpejtë drejt zonave kryesore të qytetit. Per nje vizite ne prone na kontaktoni!
Data e publikimit: 13/03/2026Vizita të pronës: 367Çmimi për m2: €2,882
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni