Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+11
Apartament 4+1+3 Premium Modern për shitje në Komunën e Parisit!
Komuna e Parisit, Tiranë
Shitet apartament modern 4+1+3 Premium ne nje nga zonat e preferuara te Tiranes, ne Komuna Parisit. - Ndodhet ne katin e 5-te te nje pallati te ri, shume cilesor, i sapoperfunduar. - Orientimi Jug-Lindje-Perëndim, i cili favorizon ndriçimin natyral gjatë gjithë ditës. -Ka siperfaqe totale 241.8m2 dhe siperfaqe te brendshme 214m2. Organizohet nga 1 korridor shperndares, nje sallon i madh, ambjent kuzhine dhe ngrenie, 4 dhoma gjumi, 3 tualete, 2 garderoba, 1 depo dhe 3 ballkone. E projektuar nga një arredues, apartamenti është investuar në detaje ku përzgjidhen materialet më të mira, përdorimi i teknologjive të reja në ndërtim është risia e këtij apartamenti. Ka te instaluar sistem kondicionimi Daikin VRF, sistem ngrohje ne dysheme, sistem elektrik smart, izolim akustik dhe termoizolues, i mobiluar ne stil modern. Pajisje elektrike hidrosanitare dhe shtëpiake, markat më të njohura Hitachi, Elektrolux, Aeg, Smeg etj Grila elektrike, sistem ndriçimi led, shina magnetike. Sistem sigurie me kamera. Pallati ku ndodhet ky Apartament Premium konsiderohet si një nga zonat rezidenciale më të preferuara të Tiranës, e cila ka një qasje të fortë ndaj jetesës komunitare. Përtej të dukshmes, komoditeti është ndjesia që do t'ju japë çdo element dhe detaj i ndërtesës dhe këtij apartamenti. Apartamenti eshte i disponueshem per nje vit nga momenti i shitjes.
Data e publikimit: 05/12/2025Vizita të pronës: 520Çmimi për m2: €2,944
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni