Rruga e Dibrës, Kompleksi Goldi, Tiranë
Ju prezantojmë për shitje një apartment jashtezakonisht të vecantë, me një vendndodhje ideale, pak metra nga Selvia. Apartamenti karakterizohet nga hapësira te mëdha plot gjërësi dhe dritë natyrale. Ky apartament ndodhet në katin e 8 të një godine të re 9 kateshe, e përfunduar në vitin 2021. Në këtë apartament shkrirja e klasikes me luksin është realizuar në mënyrën më perfekte. Sic shihet edhe në foto/video, apartamenti është i kuruar në detaje. Organizohet në një sallon të shtrirë dhe plot dritë, me dalje në një ballkon që shikon nga qendra e Tiranës. Kuzhina është e vecuar, me një hapësire të madhe e cila gjithashtu ka një dalje në ballkon nga ku lidhet me një nga dhomat e gjumit. Apartamenti ka 2 dhoma, nga të cilat 1 dhomë teknike dhe 1 dhomë gjumi. Gjithashtu 2 tualete, dhe 3 ballkone. Dhoma ka dalje në ballkonin më të madh të apartamentit, garderobën dhe një tualet luksoz me përmasa të bollshme. Dhoma teknike dhe tualeti lidhen nëpërmjet korridorit. Tualeti i dytë ka ajrim natyral. Dhoma teknike, e cila ka funksionin e lavanterisë dhe depos dhe është e shoqëruar me një ballkon të vogël. Cilësia e këtij apartamenti dallon për arsye se, që në fazen e tullave janë kryer punime ekstra si vendosja e tubave të cilësise më të lartë geberit, me sistem multistradë, gjithashtu sistem Chiller për ngrohje dhe ftohje i markës Hitachi. Investim i kosiderueshëm ekstra është bërë posacërisht edhe për të gjitha dritaret e apartamentit, me cilësinë më të lartë të izolimit. Muret ndarës të dhomave kanë një shtresë ekstra për izolim akustik, detaj që përmirson jetesën tuaj, duke iu dhuruar qetësinë e nevojshme. Salloni është i shtruar me parket druri të cilësise së lartë, gjithashtu edhe kuzhina është e veshur e gjitha me tullë dekorative të trajtuar në mënyre profesionale, dhe e investuar me mobilim super cilësor. Në secilën nga dhomat bie në sy fakti që ka dritare të mëdha ose ballkone që e bëjnë këtë apartament të qeshur, me ajër dhe dritë natyrale në ambjentet e tij. Të dy tualetet e këtij apartamenti janë totalisht të hidroizoluar dhe të veshur me pllaka super cilësore Porcelanosa. Ofrohet edhe një garazhd i madh, i përshtatshëm për dy makina, përkundrejt pagesës ekstra. Për më tepër informacion, ju lutem na kontaktoni!
Data e publikimit: 08/07/2024Vizita të pronës: 13Çmimi për m2: €2,700.76