Rruga e Dibrës, Kompleksi Goldi, Tiranë
Ju prezantojme për shitje një apartment jashtezakonisht të vecantë, me një vendndodhje ideale, pak metra nga Selvia. Apartamenti karakterizohet nga hapësira te mëdha plot gjërësi dhe dritë natyrale. Ky apartament ndodhet në katin e 8 të një godine të re 9 kateshe, e përfunduar në vitin 2021. Në këtë apartament shkrirja e klasikes me luksin është realizuar në mënyrën më perfekte. Sic shihet edhe në foto, apartamenti është i kuruar në detaje. Organizohet në një sallon të shtrirë dhe plot dritë, me dalje në një ballkon që shikon nga qendra e Tiranës. Kuzhina është e vecuar, me nje hapesire te madhe e cila gjithashtu me dalje në ballkon nga ku lidhet me një nga dhomat e gjumit. Apartamenti ka 4 dhoma, nga të cilat 1 dhomë teknike dhe 3 dhoma gjumi. Gjithashtu 3 tualete, 3 ballkone dhe 1 verandë të bollshme. Për të shtuar prakticitetin, 2 nga dhomat e gjumit kanë të bashkangjitur garderobën e tyre personale. Të gjitha dhomat kanë përmasa të një dhome matrimoniale. Dhoma e parë ka dalje në ballkonin më të madh të apartamentit, garderobën dhe një tualet luksoz me përmasa të bollshme. Dhoma e dytë dhe e tretë lidhen nepermjet korridorit por edhe me dalje ne verandë dhe disponojnë secila nga një tualet pranë, në koridorin shpërndarës. Një nga këto tualete ka ajrim natyral. Dhoma e katërt, sërish me një siperfaqe të bollshme është perdorur si dhomë teknike, e cila ka funksionin e lavanderisë dhe depos, është e shoqëruar me një ballkon të vogël. Cilësia e këtij apartamenti dallon për arsye se, që në fazen e tullave janë kryer punime ekstra si vendosja e tubave të cilësise më të lartë geberit, me sistem multistradë, gjithashtu sistem Chiller i markës Hitachi. Investim i kosiderueshëm ekstra është bërë posacërisht edhe për të gjitha dritaret e apartamentit, me cilësinë më të lartë të izolimit. Muret ndarës të dhomave kanë një shtresë ekstra për izolim akustik, detaj që përmirson jetesën tuaj, duke iu dhuruar qetësinë e nevojshme. Salloni është i shtruar me parket druri te cilësise së lartë, gjithashtu edhe kuzhina është e veshur e gjitha me tullë dekorative e trajtuar ne menyre profesionale, dhe e investuar me mobilim super cilësor. Në secilen nga dhomat bie në sy fakti që ka dritare të mëdha ose ballkone që e bëjnë këtë apartament të qeshur, me ajër dhe dritë natyrale në ambjentet e tij. Te tre tualetet e këtij apartamenti janë totalisht të hidroizoluar dhe të veshur me pllaka super cilesore Porcelanosa. Ofrohet edhe një garazhd i madh, i përshtatshëm për dy makina, përkundrejt pageses ekstra. Për me tepër informacion, ju lutem na kontaktoni!
Data e publikimit: 27/06/2024Vizita të pronës: 11Çmimi për m2: €2,694.75