Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+10
Ndërtesë Multifunksionale Në Shitje – Pranë Residenca Kodra E Diellit, Tiranë
Residenca Kodra e Diellit, Kodra e Diellit, Tiranë
NDËRTESË MULTIFUNKSIONALE NË SHITJE – PRANË RESIDENCA KODRA E DIELLIT, TIRANË Ofrohet për qira ndërtesë multifunksionale në zonën e Kodrës së Diellit, e cila përfaqëson një mundësi të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi, falë organizimit të saj në 4 kate dhe fleksibilitetit të hapësirave. Prona ndodhet aktualisht në fazë përfundimtare të punimeve dhe ofron ambiente openspace, të cilat mund të përshtaten dhe organizohen sipas kërkesave të aktivitetit. TË DHËNAT E PRONËS • Sipërfaqe neto: 646.85 m² • Sipërfaqe bruto: 846.85 m² • Ndërtesë me 4 kate • 20 ambiente/dhoma (planifikuar) • Total 22 tualete (planifikuar) • 15 poste parkimi të jashtme ne 200m2 truall • Gropë ashensori deri në tarracë • Tarracë e shfrytëzueshme me pamje ORGANIZIMI Kati 0: Recepsion, holl pritjeje dhe 2 tualete. Katet e tjera: Ambiente openspace të ndara në 20 dhoma, të përshtatshme për organizim dhe përshtatje sipas funksionit të biznesit. Prona është në fazë përfundimtare dhe struktura e saj ofron fleksibilitet në organizimin e ambienteve. Hapësirat mund të përshtaten sipas nevojave specifike të aktivitetit. Ndërtesa është e përshtatshme për hotel, hostel, klinikë, zyra, qendër biznesi ose aktivitete të tjera multifunksionale.
Data e publikimit: 03/10/2026Vizita të pronës: 79Çmimi për m2: €2,952
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni