Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Vilë - Për Shitje - Kodra e Diellit, Tiranë
Kodra e Diellit, Tiranë
Shitet, Vilë, Kodra e Diellit, Tiranë. SIPËRFAQE VERANDE: 28.8 m². SIPËRFAQE PËRBASHKËT: 2.1 m². SIPËRFAQE TOTALE: 490.7 m². Me hipotekë. Me pishinë. Rezidenca Kodra e Diellit është një nga komplekset rezidenciale më të veçanta në Tiranë, ku familjet shijojnë një stil jetese të qetë, të sigurt dhe në harmoni me natyrën. E vendosur në jug të qytetit, rezidenca ofron ajër të pastër, gjelbërim gjatë gjithë vitit, pamje panoramike dhe privatësi, duke qenë njëkohësisht shumë pranë zonave kryesore dhe pikave të rëndësishme të kryeqytetit. Ky kompleks dallohet për arkitekturën dhe konceptin unik, ku arti dhe estetika janë pjesë e përditshmërisë. Hapësirat e përbashkëta janë të pasuruara me vepra arti të krijuara nga artistë shqiptarë, përfshirë piktura, skulptura, mozaikë dhe instalacione dekorative. Kodra e Diellit njihet për standardet e larta të ndërtimit, teknologji moderne dhe materiale të certifikuara sipas Eurokodeve të Bashkimit Evropian. Rezidenca ofron apartamente me hyrje individuale, apartamente panoramike, vileta dhe vila.
Data e publikimit: 10/09/2026Vizita të pronës: 157Çmimi për m2: €2,143
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

