Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+16
Shitet Vile Me Pishine, Kodra E Diellit!
Kodra e Diellit Residence, Kodra e Diellit, Tiranë
VILE EKSKLUZIVE ME PISHINË "KODRA E DIELLIT" — TIRANË Një rezidencë e rrallë që kombinon hapësirën, dritën dhe privatësinë Në shitje një vilë mbi 400 m² banimi, e shtrirë në dy kate, me tarracë private mbi 220 m² dhe pishinë vetjake me pamje panoramike. Në katin e parë i organizuar në dy dhoma gjumi elegante, secila me tualet privat, si dhe garazh i mbyllur për 2 makina — komoditet dhe siguri që i kërkon çdo familje. Kati i dytë hapet drejt një ambienti të gjerë ndenjeje-ngrënie-gatimi, i lidhur natyrshëm me një verandë prej 133 m², ideale për mbrëmje familjare apo mikpritje, I organizuar ne 2 dhoma gjumi, 3 tualete dhe ambiente ngrenie, gatimi dhe ndenje. Tarraca private me pishinë (57.6 m²) shndërrohet në oazin tuaj personale, larg zhurmës së qytetit, por vetëm hapa larg zemrës së Tiranës. Sipërfaqe totale banimi: 403.4 m² (2 kate) Tarracë private me pishinë: 223.7 m² 4 dhoma gjumi, 5 tualete ne total Verandë: 133.4 m² Garazh privat për 2 makina I përsosur për familje që kërkojnë hapësirë e privatësi, ose për investim afatgjatë me vlerë të garantuar. Prona është e dhënë me qira deri ne fund te vitit 2026, me vlere 4000 euro Kontaktoni për vizitë private!
Data e publikimit: 22/07/2026Vizita të pronës: 219Çmimi për m2: €3,226
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni