Apartament luksoz 3+1 në shitje në Kodra e Diellit 2, Tiranë – 190m², 450,000€
Dupleks - Për Shitje - Kodra e Diellit 2, Tiranë
12
€450,000.00
Kodra e Diellit 2, Tiranë
3 Dhoma
3 Banjo
190
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shitet Penthouse Duplex te Kodra e Diellit 2, një nga zonat më të preferuara për banim, e karakterizuar nga qetësia, ajri i pastër dhe pamja fantastike. Apartamenti është i organizuar në duplex dhe ka një sipërfaqe totale prej 190.6 m², e ndarë në: Kati i parë: 92.2 m²; Kati i dytë: 68 m²; Verandë: 28.5 m²; Sipërfaqe e përbashkët: 2.1 m². Prona është ndërtuar në vitin 2018 dhe ofron organizim shumë funksional dhe komoditet maksimal për një jetesë familjare moderne. Organizimi i brendshëm përfshin 3 dhoma gjumi, 3 tualete, ambient të bollshëm ndenjeje, kuzhinë të madhe dhe funksionale, dhomë garderobe në dhomën matrimoniale, depo, ballkon dhe verandë me pamje panoramike. Përfshihen në çmim 2 poste parkimi. Disponon certifikatë pronësie. Apartamenti shitet totalisht i mobiluar, me mobilim cilësor dhe detaje moderne që krijojnë një ambient elegant dhe komod.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 22/09/2026Vizita të pronës: 52Çmimi për m2: €2,368.42
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni