Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+8
Dupleks - Për Shitje - Kodra e Diellit 2, Tiranë
Kodra e Diellit 2, Tiranë
Shitet Penthouse Duplex te Kodra e Diellit 2, një nga zonat më të preferuara për banim, e karakterizuar nga qetësia, ajri i pastër dhe pamja fantastike. Apartamenti është i organizuar në duplex dhe ka një sipërfaqe totale prej 190.6 m², e ndarë në: Kati i parë: 92.2 m² Kati i dytë: 68 m² Verandë: 28.5 m² Sipërfaqe e përbashkët: 2.1 m². Prona është ndërtuar në vitin 2018 dhe ofron organizim shumë funksional dhe komoditet maksimal për një jetesë familjare moderne. Organizimi i brendshëm përfshin: 3 dhoma gjumi, 3 tualete, Ambient të bollshëm ndenjeje, Kuzhinë të madhe dhe funksionale, Dhomë garderobe në dhomën matrimoniale, Depo, Ballkon, Verandë me super pamje panoramike, 2 poste parkimi te perfshire ne cmim, Disponon Certifikate Pronesie. Apartamenti shitet totalisht i mobiluar, me mobilim cilësor dhe detaje moderne që krijojnë një ambient elegant dhe komod.
Data e publikimit: 23/07/2026Vizita të pronës: 237Çmimi për m2: €2,356
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni