Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+8
Dupleks - Për Shitje - Kodra e Diellit 2, Tiranë
Kodra e Diellit 2, Tiranë
Shitet Penthouse Duplex tek Kodra e Diellit 2, një nga zonat më të preferuara për banim, e karakterizuar nga qetësia, ajri i pastër dhe pamja fantastike. Apartamenti është i organizuar në duplex dhe ka një sipërfaqe totale prej 190.6 m², e ndarë në: Kati i parë: 92.2 m², Kati i dytë: 68 m², Verandë: 28.5 m², Sipërfaqe e përbashkët: 2.1 m². Prona është ndërtuar në vitin 2018 dhe ofron organizim shumë funksional dhe komoditet maksimal për një jetesë familjare moderne. Organizimi i brendshëm përfshin 3 dhoma gjumi, 3 tualete, ambient të bollshëm ndenjeje, kuzhinë të madhe dhe funksionale, dhomë garderobe në dhomën matrimoniale, depo, ballkon dhe verandë me super pamje panoramike. 2 poste parkimi janë të përfshira në çmim. Disponon certifikatë pronësie. Apartamenti shitet totalisht i mobiluar, me mobilim cilësor dhe detaje moderne që krijojnë një ambient elegant dhe komod.
Data e publikimit: 19/05/2026Vizita të pronës: 294Çmimi për m2: €2,368
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni