APARTAMENT EKSKLUZIV 2+1+2 PËR SHITJE, TEK ISH-EKSPOZITA
20
€460,000.00
Ish-ekspozita, Tiranë
2 Dhoma
2 Banjo
140
Pershkrimi i pronës
Apartament ekskluziv 2+1+2 me sipërfaqe neto 140 m² dhe sipërfaqe bruto 147 m², i pozicionuar në një nga adresat më të preferuara të qytetit, tek Ish-Ekspozita, në katin e 8-të të një pallati 13-katësh me ashensor. Prona ofron pamje tërësisht të lirë dhe panoramike, si dhe ndriçim natyral maksimal gjatë gjithë ditës.
Hyrja të mirëpret me një holl elegant, i cili lidhet me një korridor të gjerë që organizon në mënyrë perfekte të gjitha ambientet, duke garantuar privatësi dhe komoditet maksimal. Salloni është i bollshëm dhe shumë i ndriçuar, me dalje në një ballkon shumë të madh, ideal për relaks dhe qetësi.
Kuzhina është e veçuar, me dritare, duke siguruar ajrosje natyrale dhe funksionalitet të lartë. Apartamenti përbëhet nga dy dhoma gjumi të veçuara, ku dhoma matrimoniale disponon tualet privat me dritare, si dhe dy tualete në total. Gjithashtu, prona ka në përbërje edhe depo, një element shumë praktik.
Fillimisht apartamenti ka qenë 3+1 dhe struktura e tij lejon rikthimin lehtësisht në planimetrinë origjinale, sipas nevojave. Certifikata e pronësisë është në proces dhe del shumë shpejt.
Një apartament premium, që kombinon sipërfaqe të madhe, ndriçim, pamje të hapur dhe një lokacion fantastik, ideal për një stil jetese komod dhe cilësor.
Per me shume informacion apo nje vizite ne prone na kontaktoni!
Veçori te pronës
Ballkon
Hapsire parkimi
Lavatrice
Lulishte
Ngrohje qendrore
Internet
Alarm
TV kabllor
Internet kabllor
Lares enesh
Tharës robash
Ndrohje me gaz
Recepsion
Qasje për karrocë
Mikrovale
Prone e shërbyer
Meeting Rooms
Kitchen Area
Statistika
Data e publikimit: 20/01/2026Vizita të pronës: 93Çmimi për m2: €3,285.71
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni