Shitet Njësi Shërbimi – Ambient Multifunksional prane Restorant Fresku.
Disponohet për shitje një njësi shërbimi me parametra shumë të favorshëm, e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme si zyra administrative, klinikë, studio profesionale, qendër estetike, parukeri, magazinë apo shërbime të tjera tregtare.
Prona ndodhet në Rrugën “Muhamet Deliu”, rreth 100 metra pas Restorant Fresku, në një zonë me akses të lehtë dhe të lidhur mirë me rrugët kryesore.
Ambienti pozicionohet në katin 0, me hyrje direkte nga rruga, çka e bën ideal për aktivitet biznesi. Ka një sipërfaqe totale prej 124 m² dhe lartësi 4.2 metra, duke ofruar mundësi shumë të mira organizimi dhe shfrytëzimi të hapësirës sipas nevojave të investitorit.
Prona është e rregullt, me hapësirë të bollshme dhe ndriçim natyral.
Pozicion i favorshëm me dalje direkte në rrugë, ideal për zhvillimin e një biznesi të suksesshëm.
Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 26/02/2026Vizita të pronës: 98
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni