Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+10
Shitet Apartament 3+1+2 Te Forest Rezidenc Liqeni I Thate
Liqeni i Thatë, Forest Residence, Tiranë
Shitet apartament 3+1+2 ne nje nga komplekset me prestigjoze tek Liqeni i Thate, Rezidenca Forest. Zbuloni komoditetin dhe qetësinë që ofron kjo rezidencë elitare me pishinë, e vendosur në një zonë të qetë dhe të sigurt. Apartamentet janë të ndërtuara me standarde të larta, me ambiente të ndriçuara natyralisht, planimetri funksionale dhe ballkone me pamje relaksuese. Karakteristikat kryesore: Rezidencë e rrethuar dhe e mbikëqyrur 24/7, Pishinë e përbashkët për banorët, Hapësira të gjelbra dhe ambient çlodhës për familjet, Kuzhina moderne dhe tualete me pajisje cilësore, Ashensor, garazh nëntokësor. Sipërfaqe neto 101, Sipërfaqe bruto 116, Kati 2, Sallon se bashku me ambjentin e gatimit, 3 Dhoma gjumi, 2 Tualete, Ballkon. Apartamenti ofrohet i mobiluar pjeserisht me shije dhe klas dhe investime shtese nga vet pronari, vlen per tu theksuar elektroshtepiake te markave me te njohura, tualet inkaso. Izolim termik dhe akustik. Çdo detaj i projektit rezidencial Forest është projektuar duke patur banorët dhe familjet e tyre në mendje.
Data e publikimit: 29/08/2026Vizita të pronës: 196Çmimi për m2: €3,000
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni