Forest Residence - photos
Forest Residence - photos
Forest Residence - photos
Forest Residence - photos

+20

Kontakto per çmimin

Vilë 4+1 në shitje në Liqeni i Thatë, Tiranë – 400m²

Vilë - Për Shitje - Vilat Forest, Tiranë

Liqeni i Thatë, Forest Residence, Tiranë

4 Dhoma
5 Banjo
400

Pershkrimi i pronës

VILË MODERNE NË FOREST RESIDENCE – LIQENI I THATË. VILË E BASHKANGJITUR NË FOREST RESIDENCE LIQENI I THATË, TIRANË. Disponojmë për shitje një vilë të re, të sapoinvestuar dhe të arreduar me cilësi shumë të lartë, e pozicionuar në një nga rezidencat më të kërkuara në zonën elitare të Liqenit të Thatë. Kjo vilë e bashkëngjitur, me 3 kate mbi tokë dhe një strukturë tërësisht të dedikuar për komoditet dhe funksionalitet, ofron një standard jetese të lartë, ideale për familje që kërkojnë privatësi, siguri dhe afërsi me natyrën, pa u shkëputur nga qyteti. Informacion mbi Pronën: Tipologjia: Vilë e bashkëngjitur (4 kate). Statusi: Ndërtim i ri, viti 2024. Sipërfaqe banimi: 336 m². Sipërfaqe verande: 44 m². Sipërfaqe e jashtme (oborr privat): 400 m². Organizimi i Vilës: Kati -1: Garazh i mbyllur për 4 automjete, dhomë teknike. Kati 0: Ambient ndenjeje i bollshëm, kuzhinë inkaso me ishull qendror dhe dritare, 1 tualet. Kati 1: 2 dhoma gjumi me tualete en-suite, garderobë e dedikuar, dhomë lavanderie. Kati 2: 2 dhoma gjumi me tualete en-suite, garderobë e veçantë për çdo dhomë. Karakteristika Teknike & Cilësi Ndërtimi: Investim i ri premium, arkitekturë bashkëkohore e ideuar nga arkitektë profesionistë, elektroshtëpiake të nivelit të lartë (inkaso), përfshirë lavastovilje dhe tharëse, kuzhinë inkaso me linjë moderne, tualete inkaso, parket cilësor AC5 1.4 mm, tavane gipsi me ndriçim LED të integruar, vetrata termo-akustike, grila elektrike për siguri dhe rehati, sistem kondicionimi qendror Mitsubishi Chiller A+++, sistem kamerash sigurie në hyrje, ndriçim natyral optimal falë orientimit lindje-jug-perëndim. Avantazhe Lokacioni: Rezidencë elitare dhe e rrethuar me akses të kontrolluar, siguri 24/7 dhe ambient i qetë, afërsi me Liqenin Artificial dhe zonat rekreative, distancë e shkurtër me Tiranën e Re dhe Unazën e Madhe. Për më shumë informacion, apo për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni!


Veçori te pronës

  • dishwasherLares enesh
  • dryerTharës robash
  • gardenLulishte
  • alarmAlarm
  • parkingHapsire parkimi
  • kitchen-areaKitchen Area

Statistika

Data e publikimit: 08/06/2026Vizita të pronës: 349


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Harta



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme