Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Jepet toke per ndertim me perqindje, Farke e Madhe
Farkë e Madhe, Tiranë
Tokë në dispozicion për ndërtim me përqindje – Farkë e Madhe, Tiranë. Ofrohet për bashkëpunim truall me sipërfaqe totale prej 25,000 m² në zonën e Farkë së Madhe, një ndër zonat më të preferuara për investime rezidenciale pranë Tiranës. Prona është ideale për zhvillim kompleksesh rezidenciale, vila moderne, residence private apo palacina me densitet të ulët, falë pozicionit strategjik, relievit të favorshëm dhe panoramës shumë të mirë që ofron zona. Sipërfaqe totale: 25,000 m². Jepet me përqindje ndërtimi. E përshtatshme për vila individuale, residence luksoze, palacina, projekte rezidenciale dhe investimi. Zona e Farkës së Madhe po zhvillohet me ritme të shpejta dhe mbetet një nga zonat më elitare për banim dhe investim, duke kombinuar qetësinë, gjelbërimin dhe aksesin e shpejtë me qendrën e Tiranës. Mundësi shumë e mirë bashkëpunimi për kompani ndërtimi dhe investitorë seriozë. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni.
Data e publikimit: 14/05/2026Vizita të pronës: 304
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni