Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni


Farkë, Tiranë
Kjo vilë moderne ndodhet në Rose Garden Residence, pranë Liqenit të Farkës, Tiranë, në një ambient rezidencial të qetë që ofron privatësi dhe akses të përshtatshëm drejt qytetit. Prona është e organizuar në tre nivele. Kati përdhe përfshin një sallon të bollshëm ndenjeje, kuzhinë të veçuar, ambient lavanderie dhe një tualet. Kati i parë përbëhet nga dy dhoma gjumi dhe një tualet, ndërsa kati i dytë ofron një dhomë gjumi matrimoniale me tualet privat, garderobë dhe akses të drejtpërdrejtë në verandë, si dhe një dhomë shtesë që mund të përdoret si studio pune. Vila karakterizohet nga organizimi funksional, ndriçimi natyral dhe hapësirat e jashtme, duke e bërë të përshtatshme për banim familjar komod. Property Details - Rezidenca: Rose Garden - Vendndodhja: Liqeni i Farkës, Tiranë - Lloji i pronës: Vilë - Struktura: 3 kate - Dhoma gjumi: 4 - Tualete: 3 - Sallon ndenjeje: 1 - Kuzhinë e veçuar: Po - Dhomë gjumi matrimoniale me tualet privat: Po - Garderobë: Po - Lavanderi: Po - Verandë private: Po Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë private në pronë, kontaktoni VivaView Real Estate – Zyra Tiranë. Telefon / WhatsApp: +355 68 545 3333
Data e publikimit: 20/10/2026Vizita të pronës: 88
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni