Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+4
Vilë - Për Shitje - Farkë, Tiranë
Top Lake Residence, Farkë, Tiranë
Shitet vilë unike me arkitekturë moderne dhe ndërtim cilësor në Top Lake Residence, Farkë. Karakteristikat Kryesore të Vilës: - Sipërfaqe totale ndërtimi: 392.2 m² - Sipërfaqe trualli: 514.4 m² - Bodrum: 138.8 m² - Kati përdhe: 121.6 m² - Kati i parë: 131.8 m² Vila është e organizuar në tre kate funksionale me hapësira të ndërtuara për komoditet maksimal. Në katin -1 ndodhet garazhi i mbyllur me kapacitet për dy vende parkimi, si dhe një palestër e dedikuar, lavanderi dhe një tualet. Kati përdhe përbëhet nga një hapësirë e madhe open space ku shtrihet salloni i gjerë, ambienti i gatimit dhe ngrënies, si dhe një dhomë gjumi dhe tualet. Ky kat ka gjithashtu dalje direkte në oborr. Në katin e parë ndodhen tre dhoma gjumi, ku njëra prej tyre përfshin edhe garderobë, dhe të treja dhomat janë të pajisura me tualet personal. Vila ofron gjithashtu 2 ballkone, oxhak, dhe ndërthur estetikën moderne me funksionalitetin praktik në çdo hapësirë. Cilësi Ndërtimi & Teknologji: - Fasadë e ventiluar 15 cm (mermer) - Mur perimetral 25 cm me izolim akustik (Fonostop, Fonostrip) - Ngrohje nën dysheme - Smart Home (opsional) Infrastruktura e Kompleksit TOP LAKE: - Rrugë të dedikuara për çdo vilë - Mur rrethues i gjelbëruar - Security System - Shërbim buggy brenda kompleksit - Tapet bari i kuruar - Pemë hijezuese & selvi dekorative - Lule jasemin Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Data e publikimit: 02/06/2026Vizita të pronës: 225Çmimi për m2: €938
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni