Remax Invest
Farkë - photos
Farkë - photos
Farkë - photos
Farkë - photos

+2

€220,260

Apartament 3+1 në shitje në Farkë, Tiranë – 107m², 220,260€

Apartament - Për Shitje - Farkë, Tiranë

Farkë, Tiranë

3 Dhoma
2 Banjo
107

Pershkrimi i pronës

Shitet apartament pjesë e një vile në zonën e Farkës, pjesë e një rezidence të re dhe të mirëorganizuar, vetëm pak minuta larg qendrës tregtare TEG. Apartamenti ka një tipologji funksionale 3+1, ndodhet në katin përdhe dhe ofron komoditet, hapësirë dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Sipërfaqja bruto është 127.54 m2, ndërsa ajo neto 106.6 m2. Prona përfshin gjithashtu një sipërfaqe parcelizimi prej 96.50 m2 duke e cuar sipërfaqen totale 224.04 m2. Organizimi i brendshëm është menduar me kujdes për të ofruar funksionalitet dhe rehati maksimale. Përbëhet nga tre dhoma gjumi, dy tualete të plotë, lavanderi të veçantë, një ambient të bollshëm ndenjeje me kuzhinë, si dhe korridor shpërndarës që lidh të gjitha ambientet. Jashtë ofrohet një parcelë private që mund të shfrytëzohet si kopsht, verandë ose hapësirë relaksi. Vila pritet të përfundojë në verë 2026. Vila është pjesë e një kompleksi me vetëm dy kate banimi dhe një kat nëntokë, e rrethuar me mur për privatësi dhe siguri të plotë. Apartamenti ka mundësi blerje posti parkimi në katin -1 të vilës e cila vjen me çmim ekstra 20.000 euro. Zona e Farkës është një nga më të kërkuarat për banim, falë ajrit të pastër, qetësisë dhe afërsisë me qytetin dhe qendrën tregtare TEG. Ky apartament është një mundësi ideale për familje që kërkojnë një banesë komode, të re dhe të pozicionuar në një rezidencë cilësore. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi kontaktoni.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • gardenLulishte

Statistika

Data e publikimit: 01/06/2026Vizita të pronës: 190Çmimi për m2: €2,059


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »

Agjenti

Remax Invest

Remax Invest

Rruga Kahreman Ylli, Tiranë


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme