Apartament 3+1 në shitje në Farkë, Tiranë – 114m², 204,795€
Apartament - Për Shitje - Farkë, Tiranë
6
€204,795.00
Farkë, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
114
Pershkrimi i pronës
Shitet apartament pjesë e një vile në zonën e Farkës, pjesë e një rezidence të re dhe të mirëorganizuar, vetëm pak minuta larg qendrës tregtare TEG. Apartamenti ka një tipologji funksionale 3+1, ndodhet në katin 1 banim dhe ofron komoditet, hapësirë dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Sipërfaqja totale është 136.53 m2, ndërsa ajo neto 114.19 m2. Prona disponon 4 ballkone private në çdo dhomë. Organizimi i brendshëm përbëhet nga tre dhoma gjumi, dy tualete të plota, lavanderi të veçantë, një ambient të bollshëm ndenjeje me kuzhinë, si dhe korridor shpërndarës që lidh të gjitha ambientet. Vila pritet të përfundojë në verë 2026. Vila është pjesë e një kompleksi me vetëm dy kate banimi dhe një kat nëntokë, e rrethuar me mur për privatësi dhe siguri të plotë. Apartamenti ka mundësi blerje posti parkimi në katin -1 të vilës e cila vjen me çmim ekstra 20.000 euro. Zona e Farkës është e kërkuar për banim për shkak të ajrit të pastër, qetësisë dhe afërsisë me qytetin dhe qendrën tregtare TEG. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi kontaktoni konsulentin.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 01/06/2026Vizita të pronës: 161Çmimi për m2: €1,796.45
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni