Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+3
Shitet Vile ne Farke
Farkë, Tiranë
Shitet vilë luksoze në Farkë, në një nga rezidencat më të mira të zonës. Prona ndodhet në një nga komplekset më elitare të Farkës dhe është e rrethuar nga mur perimetrik për privatësi maksimale dhe komoditet. Vila ka ambient ndenjeje dhe kuzhinë moderne me banak mermeri dhe veshje kuarci, studio, lavanderi dhe kantinë vere në bodrum, 4 dhoma gjumi dhe 5 tualete, palestër të dedikuar, si dhe investime cilësore në mobilim. Ka sistem sigurie me kamera dhe alarm, sistem ngrohje-ftohje Daikin chiller, panel diellor, antenë digjitale dhe internet. Oborri përfshin oxhak dhe furrë funksionale, hapësira të gjelbëruara me bar natyral, pemë dhe lule kacavjerrëse, tendë të madhe për evente ose pushime në natyrë dhe infrastrukturë të gatshme për vendosjen e një pishine. Sipërfaqe e truallit: 1007 m². Sipërfaqe ndërtimi: 446 m². Sipërfaqe totale: 447 m². Sipërfaqe banimi: 445 m². Prona shitet bosh dhe ka dokumentacion të rregullt hipotekor.
Data e publikimit: 28/04/2026Vizita të pronës: 320Çmimi për m2: €2,908
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni