Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+3
Vilë Për Shitje në Farkë
Farkë, Tiranë
Ofrohet për shitje një vilë moderne me truall 517.4 m² dhe ndërtesë 351 m², e shoqëruar me verandë 63 m². Prona karakterizohet nga arkitektura funksionale, hapësirat e bollshme dhe ndriçimi i shkëlqyer natyral. Oborri është i gjelbëruar dhe i mbjellë me pemë frutore, duke ofruar qetësi dhe privatësi maksimale. Organizimi i vilës: Kati 0 – 181.4 m² – Hyrje në holl që lidhet me ambientin e pishinës së brendshme – Dhomë e dedikuar për përdorimin e pishinës – Tualet ndihmës – Hyrje e veçantë në garazh dhe në ambientin teknik – Mundësi parkimi për 2 automjete – Lidhje me shkallë të brendshme që çojnë në katin e parë. Kati 1 – 94.9 m² ndërtim + 64 m² verandë – Akses nga shkallët e brendshme ose nga hyrja kryesore e katit të parë – Koridor, sallon ndenjeje i bollshëm me kuzhinë të veçuar (e mobiluar plotësisht) – Dalje në verandë nga salloni kryesor, me hapësirë ideale për relaks dhe ngrënie në ambient të hapur. Kati 2 – 74.2 m² – 2 dhoma gjumi – 2 tualete – Garderobë dhe sallon i madh – Dhomë gjumi matrimoniale me tualet, garderobë dhe ballkon privat – Dhomë gjumi shtesë me tualet personal. Të tjera veçori: – Oborr i sistemuar dhe i mbjellë me pemë frutore – Pishinë e brendshme – Garazh dhe ambient teknik – Ndërtim cilësor, me organizim praktik dhe pamje të hapur. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!
Data e publikimit: 11/12/2025Vizita të pronës: 590Çmimi për m2: €1,709
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni