Apartament 1+1 me ballkon panoramik në rezidencen Farka Lake Front.
15
€245,880.00
Farka, Farka, Tirana, Tiranë
1 Dhoma
1 Banjo
96
Pershkrimi i pronës
Prenotoni pronën e ëndrrave në zemër të rezidencës “Farka Lake Front” me vetëm 35% parapagim dhe përfitoni mundësinë e pagesës së mbetur me këste të shtrira deri në 3 vite, për të cilat afati përkon me përfundimin e objektit. Kjo skemë fleksibile ju jep mundësinë të siguroni pronën tuaj që sot, pa pasur nevojë për financim bankar dhe me ritëm të qetë investimi – ndërsa ndërtohet shtëpia juaj e re.
Ky apartament 1+1 është zgjidhja ideale për një çift apo individ që kërkon komoditet, stil dhe qetësi. Me një sipërfaqe totale prej 96.18 m², përfshirë një ballkon të gjerë prej 19.72 m², kjo pronë ofron jo vetëm funksionalitet, por edhe ndjesinë e hapësirës së zgjeruar në natyrë.
Zona e ndenjjes dhe kuzhina janë të organizuara në mënyrë të hapur, duke u lidhur natyrshëm me ballkonin – një ambient perfekt për mëngjese me diell, punë nga shtëpia apo darka romantike.
Dhoma e gjumit është e bollshme dhe ndriçohet natyralisht, ndërsa ndarja me ambientet e përbashkëta garanton intimitet. Ky apartament është zgjedhje e zgjuar për jetesë moderne në një prej rezidencave më të reja dhe më të kërkuara në zonën e Farkës.
astoria119099
Kontakto tani për të mësuar më shumë dhe për të siguruar këtë apartament unik në një komunitet elitar.
Veçori te pronës
Internet
Ballkon
Hapsire parkimi
Ngrohje qendrore
Statistika
Data e publikimit: 20/07/2025Vizita të pronës: 433Çmimi për m2: €2,561.25
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni