Në zemër të kryeqytetit, në një kompleks modern 40-katësh me 5 kate parkimi nëntokësor, ofrojmë apartamente me standarde europiane ndërtimi dhe dizajni. Downtown One kombinon rezidencën me funksione tregtare dhe biznesi, duke ofruar një koncept unik të jetesës urbane. Apartamentet kanë hapësira të mirëorganizuara për komoditet maksimal dhe funksionalitet. Banorët përfitojnë nga një gamë e gjerë facilitetesh si qendër fitness & SPA, salla konferencash, bare, restorante, lounge panoramik, kënd lojërash për fëmijë dhe parkim i siguruar. Siguria 24/7, mirëmbajtja e përditshme, prania e transportit urban dhe korsive të biçikletave sigurojnë jetesë moderne dhe të rehatshme. Apartament me tipologji 2+1, i organizuar në mënyrë funksionale për të ofruar komoditet maksimal. Përbëhet nga sallon ndenjeje me kuzhinë të integruar, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkon me pamje panoramike. Planimetri e rregullt, ndriçim natyral dhe përfundime cilësore që plotësojnë standardet më të larta të ndërtimit. Për më shumë informacione, na kontaktoni.CPM121883
Veçori te pronës
Internet
Hapsire parkimi
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 18/09/2025Vizita të pronës: 221
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni