Vilë 8+1 në shitje në Don Bosko, Tiranë – 552m², 680,000€
Shesim vile ne zonen e Don Boskos
20
€680,000.00
Don Bosko, Tiranë
8 Dhoma
3 Banjo
552
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shesim vilë tre katëshe me 8 dhoma gjumi dhe 3 tualete në zonën e Don Boskos, Tiranë. E ndërtuar në vitin 2004, kjo vilë ofron pamje nga Dajti dhe shumë diell gjatë gjithë ditës. Sipërfaqja totale është 552 m² dhe sipërfaqja e brendshme 400 m². Ka 2 dyqane nga 30 m² me akses nga rruga kryesore, të dhëna me qira; një apartament 1+1 prej 70 m² në katin zero, të veçuar dhe të mobiluar, me derë më vete nga ana e pasme e shtëpisë, gjithashtu i dhënë me qira. Prona ka tarracë dhe çati që mundësojnë një kat të katërt të shfrytëzueshëm për studio ose ambiente të tjera, është e pajisur me alarm, ka oborr të bollshëm dhe depo në oborr, është e hipotekuar dhe ofron mundësi parkimi për 2-3 makina brenda oborrit.
Veçori te pronës
Alarm
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 27/04/2026Vizita të pronës: 317Çmimi për m2: €1,231.88
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni